
Osmani tregon nëse do të jetë partnere e LV-së pas formimit të partisë së re
08 shtator 2020
| 22:21
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas përjashtimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës pret të formojë një iniciativë të re politike.
Ajo ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, por ka mbyllur të gjitha rrugët për një aderim të mundshëm në subjektet e tjera politike.
Në Kanal 10, Vjosa Osmani tha se pas formimit të iniciativës do të shikojë mundësitë e bashkëpunimit me partinë e Albin Kurtit.
“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë e koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. Gjithmonë kam thënë se Lëvizjen Vetëvendosje e konsideroj si partnere të vetme. Duhet të ketë një bashkim forcash për ta mposhtur të keqen”, është shprehur ajo.