Osmani tregon se çfarë bisedoi me Erdoganin: Kemi nevojë për investime nga Turqia

21 qershor 2021 | 16:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Turqisë në pjesëmarrjen e vendit në organizatat ndërkombëtare.

“Do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt për të bërë gjithçka lidhur me këtë çështje në arenën ndërkombëtare, për të vazhduar mbështetjen e fuqishme të Turqisë, jo vetëm votën e saj por edhe për të marrë mbështetjen e diasporës”, ka thënë Osmani në një intervistë për “Anadolu Agency”.

Ajo ka thënë se pret që me padurim të punojë me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Kosova është një vend shumë i mirë për investime. Kemi popullsinë më të re në Evropë, burimet tona njerëzore janë shumë të larta dhe fuqia punëtore është e lirë. Qytetarët tanë njohin disa gjuhë dhe janë bërë mjeshtër në fushën e teknologjisë. 80 për qind të produkteve të prodhuara në vendin tonë shiten në ShBA, gjë që tregon se sa këto produkte janë me cilësi të lartë”, ka thënë presidentja e Kosovës.

Intervistën e plotë mund të lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edmond Azemi ka vendosur përfundimisht të pensionohet nga basketbolli aktiv.…