Osmani tregon se për çfarë s’po pajtohet me Kurtin
21 dhjetor 2023
| 12:43
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pasur një diskutim në Kuvendin e Kosovës.
Nga ajo që shihet në video, Osmani dhe Kurti shfaqen të jenë me të tensionuar se zakonisht.
E pyetur për këtë pas përfundimit të takimit, Osmani ka thënë se diskutimi ka qenë për zgjedhjet e përgjithshme.
“Për Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe çështjen e përqindjes së grave në lista. Kështu që është përpjekje e vazhdueshme”, ka thënë Osmani. /EO