Osmani u bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen
13 maj 2024
| 15:39
Vetëm edhe katër ditë kanë mbetur për t’u regjistruar. Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve në Kosovë e mërgatë të regjistrohen.
“Investimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim e shumë fusha të tjera të rëndësishme, do të përcaktohen nga të dhënat që mblidhen nga procesi i regjistrimit. Regjistrohuni që të dëgjohet zëri juaj, të identifikohen nevojat e secilit dhe që çdo qytetar të përfaqësohet, pa dallim”, ka shkruar e Osmani në “Facebook”.