Osmani u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin masivisht në zgjedhje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc që të dalin masivisht në zgjedhjet që po mbahen sot në Serbi.
Sipas saj pjesëmarrja sa më masive në zgjedhje është kundërpërgjigjja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit.
“Pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit, e cila, para syve të botës, vazhdon ta realizojë spastrimin etnik kundër shqiptarëve të Luginës nëpërmjet masave administrative. Prandaj, ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë në këto treva, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar, edhe pse kjo e drejtë e tyre vazhdon të jetë nën sulm nga regjimi në Beograd”.