Osmani u kërkon deputetëve ta votojnë projektligjin kundër pandemisë

07 gusht 2020 | 16:49

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në seancën e sotme të Kuvendit duke prezantuar projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid – 19, i kërkoi deputetëve që ta votojnë këtë projektligj dhe të vendosin interesin e qytetarëve para politikave ditore.

Osmani ka deklaruar se ky ligj ka mbetur peng i politikave ditore, ndonëse ishte propozuar që nga marsi i këtij viti.

“Për arsye të ndryshme ky ligj është zvarritur që nga marsi, përkundër fakti që ka qenë kërkesë e qartë e Gjykatës Kushtetuese, dhe pastaj që nga prilli kur edhe zyrtarisht është vendosur të procedohet kjo nisme. Deri tani ligji ka mbetur peng i politikave, por shpresoj që tash japim shembull se e vendosim shëndetin para politikave. Ka për qëllim të mbroj shëndetin publik në vend, që të ofroj mundësi për organet e ligjizbatuese që të kryejnë punët e tyre pa e shkelur Kushtetutës dhe ligjet”, u shpreh Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se më nuk…