Osmani u kërkon qytetarëve t’i respektojnë rregullat e liberalizimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të respektojnë rregullat që kanë të bëjnë më liberalizimin e vizave.
E para e vendit në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, tha se fokusi në këtë vit e sidomos në pjesën e dytë të vitit ka qenë ruajtja dhe garantimi i sigurisë në vend për shkak të agresionit të Serbisë.
Ajo ka thënë se Kosova ka pasur arritje në këtë vit, duke përmendur rangimin në disa fusha. Po ashtu ka përmendur edhe aplikimin në Këshill të Evropës dhe kalimin në fazën e parë në këtë rast. E para e vendit tha se dhe aplikimi për statusin e kandidatit për në BE, raporton Ekonomia Online.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rregullat që janë pjesë e këtij sistemi të liberalizimit të vizave”, ka theksuar Osmani.