Osmani ua prezanton shefave të OSBE-së planin për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës
Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është takuar me shefat e misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe në Maqedoni.
Sipas njoftimit, temë kryesore në këtë takim ka qenë situata në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Osmani ka bërë me dije se ia ka prezantuar atyre planin 9 pikës për shtensionimn e situatës në veri.
“Ishte inkurajuese të dëgjosh mendimet e tyre mbi perspektivat e mundshme të planit 9-pikësh për deeskalimin e situatës që paraqita si Kryesues i OSBE-së. Udhërrëfyesi i ofruar nxit atmosferë dialogu dhe bashkëpunimi”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Situata në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës ishin në fokus të takimit të sotëm me shefat e misioneve të OSBE-së në Serbi, Kosovë dhe Shkup, Jan Bratu, Majkëll Devenport dhe Kilian Vall.
Ishte inkurajuese të dëgjosh mendimet e tyre mbi perspektivat e mundshme të planit 9-pikësh për deeskalimin e situatës që paraqita si Kryesues i OSBE-së. Udhërrëfyesi i ofruar nxit atmosferë dialogu dhe bashkëpunimi.
Krahas kësaj, pata mundësinë të prezantoj prioritetet e Kryesimit tonë të OSBE-së të fokusuar në Europën Juglindore që synojnë forcimin e besimit, luftën kundër korrupsionit dhe veprimin klimatik. Pajtimi është i një rëndësie të veçantë si një hap kyç drejt arritjes së paqes së qëndrueshme dhe bashkëpunimit në rajon.
Falënderim i veçantë për ambasadorët Bratu, Davenport dhe Vall për punën dhe përkushtimin e tyre shumë të çmuar në përpjekjet për stabilitet dhe prosperitet.