Osmani udhëton drejt Nju-Jorkut, do të marrë pjesë në pritjen organizuar nga Bideni

17 shtator 2023 | 14:58

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Nju-Jork, ku në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), do të zhvillojë takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të zyrës së presidentes, Osmani është ftuar së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, që të marrin pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden.

Ndërsa, Zotëriu i Parë, gjithashtu është ftuar të marrë pjesë në një pritje të veçantë, të organizuar nga Zonja e Parë e ShBA-së, Jill Biden.

“Përgjatë kësaj vizite, presidentja  në takime me homologët e saj do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovë, sikurse edhe për synimet e Kosovës për krijimin e raporteve me shtetet anëtare të OKB-së dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ajo po ashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate. Përveç takimeve, presidentja do të mbajë diskutime në disa nga universitetet dhe institucionet më prestigjioze në SHBA”, ka njoftuar presidenca.

Në agjendën e presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në ShBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia dhe Ukraina do të përballen para Gjykatës Ndërkombëtare të…