Osmani udhëton drejt Polonisë për samitin global ‘Vital Voices Summit’

10 shtator 2024 | 11:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Poloni për të marrë pjesë në samitin global “Vital Voices Summit”.

Sipas njoftimit zyrtar nga presidenca, në këtë samit, Osmani do të jetë folëse kryesore në një bashkëbisedim me temën për “Gratë për të drejta dhe demokraci”, nën moderimin e ambasadores Melanne Verveer, drejtore ekzekutive e Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, njëherësh ambasadorja e parë e ShBA-ve për Çështjet Globale të Grave dhe Bashkëthemeluese e Vital Voices.

“Vital Voices”, që nga themelimi i saj në 1997, ka mbështetur drejtpërdrejt më shumë se 20,000 gra prijëse të ndryshimeve në 185 vende të botës dhe ka ndërtuar rrjetin më të fuqishëm global të grave lidere që angazhohen për një botë më të barabartë për të gjithë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë fitoi me rezultat 1-2 me përmbysje kundër…