Osmani udhëton për vizitë zyrtare në Kroaci

09 tetor 2023 | 15:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci.

Sipas zyrës së presidentes, fokus i diskutimeve do të jetë thellimi i mëtejmë i raporteve bilaterale dhe zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

“Në agjendë të vizitës së presidentes Osmani në shtetin kroat është edhe takimi me kryeministrin Andrej Plenkoviq si dhe kryetarin e Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq. Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, presidentja Osmani do të ketë vizitë edhe në komunën e Rijekës, ku ndër të tjera, do të takohet me komunitetin shqiptar në këtë komunë”, ka njoftuar zyra e presidentes Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave ka fituar…