Osmani uron Antony Blinken: Do të punojmë në avancimin e marrëdhënieve Kosovë-ShBA
27 janar 2021
| 15:46
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Antony Blinken pas konfirmimit nga Senati për sekretar të Shtetit në administratën e presidentit Joe Biden.
Osmani nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter” ka shkruar se pret që të kenë bashkëpunim drejt avancimit të marrëdhënieve Kosovë-ShBA.
“Gjersa angazhoheni të përqendroheni në rigjenerimin me aleatët e Amerikës, unë pres që të punojmë së bashku drejt avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve. Ju dëshiroj udhëtim të suksesshëm duke i shërbyer popullit tuaj dhe vendit tuaj”, ka shkruar Osmani.