Osmani uron besimtarët katolikë për Pashkët

04 prill 2021 | 11:22

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët katolikë për Pashkët.

Ajo ka thënë se kjo ditë shënon triumfin e të mirës ndaj të keqes.

“Bota, sikurse edhe ne, po përballet me pandeminë Covid-19. Të goditur nga kjo e keqe edhe kremtet janë transformuar. Në këtë ditë feste kam veç një urim. Që në një të ardhme të afërt, secilën festë ta presim bashkë, që ta kemi mundësinë secilit t`ia zgjatim dorën, ta urojmë e ta përqafojmë!”.

“Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi. Le të na sjellin Pashkët mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar! Gëzuar për shumë mot Pashkët”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventus nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në…