Osmani uron Bullgarinë për Ditën e saj Kombëtare
04 mars 2024
| 08:44
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Bullgarinë për Ditën e saj Kombëtare.
Presidentja Osmani ka shpërndarë një fotografi me presidentin e Bullgarisë, në të cilën ka uruar për Ditën Kombëtare të saj.
“Si një partner i rëndësishëm i Kosovës, jam e kënaqur që shoh bashkëpunimin dypalësh dhe mes njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë duke u forcuar”, ka shkruar Osmani në X.