Osmani uron diplomimin e kadetëve të FSK-së në Akademinë e Mbrojtjes: T`i shërbeni me nder vendit tonë
28 qershor 2024
| 20:18
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar diplomimin e 16 kadetëve të FSK-së në Akademinë e Mbrojtjes.
Përmes platformës ‘X’, presidentja e Osmani tha se “si oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, jeni betuar se do t’i shërbeni me nder vendit tonë”.
“Urime 16 kadetët që kanë mbaruar Akademinë tonë të Mbrojtjes! Si oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, jeni betuar se do t’i shërbeni me nder vendit tonë. Ju uroj të gjithëve karriera të gjata dhe të shkëlqyera ushtarake, duke sjellë krenari për veten tuaj, familjet tuaja, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Republikën tone”, ka shkruar Osmani.