Osmani uron festën e Bajramit: Festat si kjo mbajnë gjallë shpresën

09 korrik 2022 | 08:08

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.

“Uroj që Kurban Bajrami të kremtohet e përjetohet në mënyrën më të mirë të mundshme në të gjitha familjet tuaja”.

“Festat si kjo mbajnë gjallë jo vetëm shpresën, por edhe shpirtin solidar për t’i mbështetur njerëzit në nevojë në këtë kohë sfiduese. Paqja, shëndeti, mirësia e begatia qoftë me ju dhe familjet tuaja!”, është thënë në urimin e presidentes Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë sot do të mbajë mot me vranësira dhe…