Osmani uron fituesin e zgjedhjeve në Britani të Madhe
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Keir Starmer për përzgjedhjen si kryeministër i Britanisë së Madhe.
Osmani ka ripotencuar marrëdhëniet e mira ndërshtetërore me shtetin britanik.
“Urime të përzemërta, Keir Starmer , në fitoren tuaj historike në zgjedhje! Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam e bindur se së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
Heartfelt congratulations, @Keir_Starmer, on your historic election victory!
The UK holds a special place in the hearts of all Kosovars, and I am confident that together, we will work closely to strengthen our longstanding alliance. Best of luck as you take on this important…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 5, 2024
Partia Laburiste ka arritur një fitore dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme në Britaninë e Madhe, duke shënuar fundin e frymës konservatore në vend prej 14 vitesh.
Laburistët e qendrës së majtë i kanë fituar shumicën dërrmuese të ulëseve në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh, ndërsa Partia Konservatore e Rishi Sunakut e ka pësuar disfatën më të rëndë në historinë e vet.