Osmani uron homologen maqedonase për fitoren: Mezi pres të punojmë për thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Gordana Siljanovska-Davkovën, për fitoren e saj në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Osmani uroi homologen maqedonase, e cila po ashtu është presidentja e parë grua në Maqedoninë e Veriut.
“Urime Gordana Siljanovska-Davkova për fitoren e saj zgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe për t’u bërë presidentja e parë grua e vendit. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë një angazhim të fortë për integrimin euroatlantik. Mezi pres të punojmë për të arritur qëllime të përbashkët dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut”, shkruan Osmani.
Congratulations to @gogamkd on her electoral victory in North Macedonia, and for becoming the country’s first woman president.
Kosovo and North Macedonia enjoy excellent neighborly relations and share a strong commitment to Euro-Atlantic integration. I look forward to working…
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 9, 2024