Osmani uron Kenian për Ditën e Pavarësisë

12 dhjetor 2024 | 14:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar popullin e Kenias me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Ajo e ka uruar  edhe homologun e saj, William Samoei Ruto, me të cilin ka ndarë edhe një fotografi në rrjetin social “X”.

“Sot, ne bashkohemi me ju për të festuar kulturën e pasur, historinë krenare dhe trashëgiminë e gjallë të Kenias. Ne mezi presim të vazhdojmë përpjekjet tona për të përmirësuar marrëdhëniet tona, duke hapur rrugën për një bashkëpunim edhe më të madh reciprokisht të dobishëm midis vendeve dhe popujve tanë”, ka shkruar Osmani.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes një konference për…