Osmani uron komunitetin turk: Ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit
23 prill 2024
| 16:16
Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar turqit e Kosovës në Ditën e Komunitetit turk.
Osmani ka thënë se komuniteti turk ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit dhe se këtë e bën në vazhdimësi.
“Në Ditën e Komunitetit turk, festojmë për mozaikun e pasur të diversitetit etnik e kulturor të Kosovës. Tradita, gjuha dhe zakonet e komuniteteve e begatojnë Kosovën dhe nxisin mirëkuptim, tolerancë e harmoni. Komuniteti turk ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit dhe kontribuon në vazhdimësi në jetën tonë institucionale. Urime Dita e Komunitetit turk!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.