Osmani uron Macronin

24 prill 2022 | 22:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Emmanuel Macron për fitoren e tij, si president i Francës edhe për një mandat.

Ajo ka thënë se pret me padurim të punojë sërish me Macron në thellimin e marrëdhënieve me Kosovë-Francë.

“Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe. Mbështetja e Francës për Kosovën është kyçe për rrugën tonë të fortë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emmanuel Macron ka fituar mandatin e dytë në zgjedhjet presidenciale…