Osmani uron nxënësit dhe mësimdhënësit për vit të mbarë shkollor

14 shtator 2020 | 12:44

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Osmani ka theksuar se sot nxënësit po e nisin vitin shkollor në rrethana të pazakonta, për shkak të pandemisë Covid 19.

“Më lejoni që t’ju uroj një vit të mbarë, në të cilin do të keni shëndet të plotë dhe do të arrini rezultate të shkëlqyera në mësim. Jam e sigurt që edhe në rrethanat e sivjeme ju do t’ia dilni të dëshmoni përkushtim në mësim dhe të arrini rezultate të shkëlqyera”, ka deklaruar Osmani.

Urim i kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor:

Të dashur nxënës!

Të nderuar mësues!

Sot ju po e nisni një vit të ri shkollor. 

Fatkeqësisht ju nuk po e nisni atë më 1 shtator, si çdo vit, as me të gjithë shokët e shoqet, si përherë. Sot ju po e nisni atë në rrethana të pazakonta, për shkak të pandemisë Covid 19.

Por, ballafaqimi me të nuk është sfida e vetme. Sikur e dini, sfidë e madhe për ju është sfida e të nxënit të dijes.

Prandaj, më lejoni që t’ju uroj një vit të mbarë, në të cilin do të keni shëndet të plotë dhe do të arrini rezultate të shkëlqyera në mësim. Jam e sigurt që edhe në rrethanat e sivjeme ju do t’ia dilni të dëshmoni përkushtim në mësim dhe të arrini rezultate të shkëlqyera.

Ju duhet ta dini se secili vit sjell sfida të reja, por edhe kënaqësi të reja, ngjyra të reja të cilat jeta jua ka rezervuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Fillimi i vitit shkollor është emocion i madh, ndërkaq dita…