Osmani uron Poloninë për drejtimin e Presidencës së BE-së: Duam heqjen e masave ndaj Kosovës

01 janar 2025 | 16:45

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë që nga sot më 1 janar ka marrë drejtimin e Këshillit të Presidencës së Bashkimit Evropian.

Në një postim në platformën X, ajo ka thënë se mezi pret të punojë me presidentin Andrzej Dua, si dhe me kryeministrin Donald Tusk, për të siguruar të ardhmen që Kosova meriton.

“Ka ardhur koha për dhënien e statusit kandidat dhe heqjen e masave të padrejta të BE-së ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Më tej, ajo ka thënë se ajo shpreh vlerësim për Hungarinë dhe angazhimin e saj gjatë presidencës në mandatin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rumania dhe Bullgaria janë Aanëtare të BE-së që nga viti…