Osmani uron presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe

16 maj 2022 | 15:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), sheikun Mohamed bin Zayed.

Ajo ka thënë se nën lidershipin e presidentit të ri arab, Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të kenë marrëdhënie të shkëlqyera.

“Në emër të qytetarëve të Kosovës, i uroj lartësisë së tij, sheikut Mohamed bin Zayed suksese si president i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam e bindur se nën lidershipin e tij, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara do të forcohen, duke u ndërtuar në marrëdhënie tashmë të shkëlqyeshme”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Twitter”.

Kujtojmë se sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan është zgjedhur president i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe në vend të ish-presidentit, sheik Khalifa bin Zayed Al Nahyan, i cili ka ndërruar jetë javën e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zlatan Ibrahimoviq është fenomenal. Pas fitores kundër Atalantës ai takoi…