Osmani uron presidentin zviceran për Ditën Kombëtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Zvicrës, Alain Berset, dhe gjithë popullin zviceran me rastin e Ditës Kombëtare.
Ajo në “Twitter” ka shkruar se Zvicra është partnere dhe përkrahëse e popullit të Kosovës, teksa ka theksuar se së bashku të dyja vendet do të vazhdojnë forcimin e lidhjeve.
“Zvicra është partneri ynë i kahershëm dhe një përkrahës i flaktë i popullit të Kosovës. Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë që luan një rol kryesor”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, zviceranët sot (e martë) festojnë ditën kombëtare të tyre. 1 gushti përkujton krijimin e Konfederatës Zvicerane që ne njohim sot.
1 gushti festohet brenda dhe jashtë Zvicrës me fenerë letre, zjarre dhe fishekzjarrë.
Happy National Day to President @alain_berset and our Swiss friends!
Switzerland is our longstanding partner, and an ardent supporter of the people of Kosovo. Together, we will continue to strengthen the bond between our countries, with our diaspora playing a pivotal role. 🇽🇰🇨🇭 pic.twitter.com/nVbqhoIwdr
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 1, 2023