Osmani uron sekretarin e ri të NATO-s: Mezi pres të punojmë së bashku
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Mark Rutten për emërimin e tij si sekretar i përgjithshëm i NATO-s.
Përmes një postimi në “Twitter”, Osmani e ka cilësuar Rutten si mik të dashur të Kosovës, ku ka shtuar se lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën.
“Urime mikut tonë të dashur Mark Rutte që u emërimin si sekretar i përgjithshëm i NATO-s. Përvoja, lidershipi dhe njohuritë e tij do të jenë të paçmueshme për Aleancën!”, ka shkruar Osmani.
Ndër të tjera, presidentja Osmani ka thënë se gjatë viteve kanë punuar së bashku për shumë çështje të rëndësishme dhe se nuk ka dyshim se bashkëpunimi i fortë do të vazhdojë.
“Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe të punojmë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në të gjithë kontinentin tonë dhe më gjerë”, ka përfunduar Osmani.