Osmani uron Suedinë për NATO-n: Moment historik për sigurinë
26 shkurt 2024
| 18:35
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson, për marrjen e dritës jeshile nga të gjitha vendet anëtare për anëtarësim në NATO.
Osmani shkruan në rrejtet sociale se ky është një moment historik për sigurinë, dhe Kosova do vazhdojë të punojë që t’i bashkohet Aleancës transatlantike.
“Urime, Kryeministër Kristersson! Ky është një moment historik për sigurinë, parandalimin dhe mbrojtjen evropiane!.K osova do të vazhdojë të punojë me aleatët në përpjekjet tona për t’iu bashkuar Aleancës transatlantike, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të sigurt”.