Osmani uron Zvicrën për Ditën Kombëtare: Është shtëpia e diasporës sonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zvicrën për Ditën e Pavarësisë.
Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se Zvicra është shtet mik për Kosovën dhe shtëpia e diasporës sonë të mrekullueshme.
“Gëzuar Ditën Kombëtare presidentit të Konfederatës, Guy Parmelin dhe miqve zviceranë. Zvicra është një shtet mik dhe aleate e fortë e Kosovës për dekada të tëra, por për edhe i veçantë për ne kjo pasi është shtëpia e diasporës sonë të mrekullueshme. Kombi juaj paqedashës le të vazhdojë të lulëzojë dhe të përparojë”, ka shkruar Osmani.
Wishing a Happy National Day to Pres. @ParmelinG & Swiss friends! 🇨🇭
Switzerland has been a strong friend & ally to 🇽🇰 for decades, but it is particularly special for us as it is home to many of our wonderful diaspora.
May your peace-loving nation continue to thrive & prosper. pic.twitter.com/jadW9ILsRP
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 1, 2021