Osmani: FSK-ja është shndërruar në një ushtri model

27 nëntor 2020 | 13:20

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Ushtria e Kosovës është shndërruar në një ushtri modele falë sakrificës të djemve dhe vajzave të vendit.

Në Ditën e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Osmani ka thënë FSK-ja është sinonim i shtetësisë.

“Ne si vend asnjëherë s’kemi pasur synime pushtuese, por vetëm mbrojtjen e atdheut. Ambicie mbesin integrimi në NATO dhe BE. Forca jonë është sinonim i shtetësisë”, ka deklaruar Osmani përmes një video-mesazhi.

Ndër të tjera, ajo  ka deklaruar se pjesëtarët e kësaj force janë të përgatitur sipas standardeve më të larta dhe janë të gatshëm të marrin pjesë në operacione të paqes. “Ushtria e Kosovës është ndërtuar në themelet e sakrificës sublime. Është e zonja t’i dal zot atdheut në çdo kohë. Sot ushtria e Kosovës është simbol i shërbimit. Qëllimi kryesor i jonë gjithmonë ka qenë mbrojtja e atdheut tonë. Të stërvitur me standardet më të larta të NATO-s. Oficerët dhe nënoficerët po shkollohen jashtë vendit. Në këtë ditë të veçantë nuk të mund të mos shprehim falënderim për aleatët tanë”, ka deklaruar Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesja e seancës së Kuvendit të Kosovës, nënkryetarja, Arbërie Nagavci,…