Osmani vazhdon takimet në Berlin me zyrtarët gjermanë
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka vazhduar takimet në Berlin me zyrtarët gjermanë.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka konfirmuar për takimet me deputetë të Bundestagut, përfaqësues të CDU-së, me përfaqesues të Kancelarisë e MPJ-së gjermane dhe përfaqësues të shoqerise civile.
Postimi i plotë i saj:
Konsultime e takime të vazhdueshme këto ditë në Berlin, me deputetë të Bundestag-ut, përfaqësues të CDU, me përfaqesues te Kancelarisë e MPJ-së gjermane dhe përfaqësues të shoqerise civile. Diskutime të frytshme me deputetët Peter Beyer, Christian Schmidt, Volkmar Klein e Karl Lammers; me zyrtarët e zyrës së Kancelares, Matthias Luttenberg e Alexander Jung; me Sekretarin për Marrëdhenie me Jashtë të CDU-së, Bertil Wegner dhe Këshilltarin për Marredhenie me jashtë të CDU/CSU, Hans Joachim Falenski. ????