Osmani: Vetëvendosja si parti e parë ta thërrasë takimin e radhës
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka folur për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeverisës.
Ajo në një prononcim për medie, ka thënë se janë duke pritur nga Vetëvendosje që t’i fton në takimin e radhës.
Po ashti, Osmani ka bërë thirrje që të ndalen fushatat linçuese nga të dy palët.
“Është tejet me rëndësi që në një moment me rëndësi historike ku qytetarët kanë dëshmuar se dëshirojnë ndryshim përmes LDK dhe LV, tek ne mbetet që ta respektojmë atë vullnet. Respekti reciprok është i domosdoshëm dhe po ashtu është e rëndësishme të ndalen edhe fushatat linçuese, në mënyrë që të dy partitë kur të ulen në tryezë në një atmosferë pozitive”.
“Ne jemi të interesuar për bashkëpunim afatgjatë me LV-në. Për takim besoj se do të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur, por nuk kemi ndonjë të saktë. Vetëvendosja si parti e parë presim që ta thërrasë takimin e radhës”, ka thënë Osmani.