Osmani: Viktimave të dhunës seksuale u është pamundësuar ta denoncojnë krimin
Me rastin e Ditës së Gruas, Kuvendi i Kosovës ka organizuar sot seancë të veçantë, kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se viktimave të dhunës seksuale u është pamundësuar ta denoncojnë krimin.
“Monumenti New Born (krahas krenarisë) çdo vit na shpalosë një breng tonën. Sivjet na shpërfaqi një nga dhimbjet më të mëdha të shoqërisë sonë. Dhjetëra histori të trishta njerëzore na e rikujtuan edhe njëherë plagën tonë të madhe – dhunën ndaj grave gjatë luftës.
“Të mos e vendosësh drejtësinë në vend është sikur ta bësh rishtazi atë. Të mos e përkrahës drejtësinë është sikur të mbysësh zërin e viktimës. Grave të Kosovës që u është ushtruar dhunë nga aparati serb u është pamundësuar që ta denoncojnë krimin”, ka thënë ajo.
Në këtë seancë është duke marrë pjesë edhe Vasfije Kranisqi-Goodman, e cila është e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës. /KK/