Osmani viziton familjen e Ibrahim Rugovës

24 maj 2023 | 15:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e Ditës së Presidentit.

Osmani ka thënë se dera e ish-presidentit Rugova është gjithmonë e hapur për miq.

“Në familjen e presidentit Rugova, dera është gjithnjë e hapur për miq. Në Ditën e Presidentit, çdo vit pritja shoqërohet edhe me tortën e Presidentit, gatuar enkas për këtë ditë nga duart e arta të znj. Fanë, për ta kujtuar atin themeltar të Republikës”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar sërish të miratohet Projektligji për shëndetin riprodhues dhe…