Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Onkologjisë

27 dhjetor 2023 | 17:01

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar fëmijët që janë duke u trajtuar në Klinikën e Onkologjisë.

Osmani ka shkruar në “Facebook” se puna e madhe e stafit shëndetësor i jep forcë prindërve dhe fëmijëve që janë duke u trajtuar në këtë klinikë.

“Si çdo fundvit, edhe sivjet vizituam më të vegjlit tanë në Klinikën e Onkologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve. Puna e jashtëzakonshme që bën stafi në këto klinika, jep shpresë e forcë për këta fëmijë dhe për prindërit e tyre që ndiejnë dhimbjen më të madhe të jetës së tyre. Mirënjohje e thellë për punën e gjithsecilit, duke ofruar jo vetëm shërbime mjekësore, por edhe dashuri e përkrahje të pafund!”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën…