
Osmani viziton Klinikën Emergjente, të Kardiologjisë dhe Stacionin Policor
31 dhjetor 2023
| 15:33
Në prag të Vitit të Ri, presidentja Vjosa Osmani ka vizituar Klinikën Emergjente dhe atë të Kardiologjisë, si dhe Stacionin Policor Qendër.
“Përkushtimi dhe devotshmëria e stafit mjekësor dhe atij policor në mbarë Kosovën ndaj qytetarëve tanë janë burim krenarie për Republikën tonë. Përderisa shumica festojmë pranë më të dashurve, policia, klinikat e shumë të tjerë do të jenë në krye të detyrës për t’u kujdesur për qytetarët tanë. Janë gratë dhe burrat në vijë të frontit ata që e bëjnë shtetin tonë më të sigurt çdo ditë të vitit”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.