Osmani-Von der Leyen diskutojnë për afrimin e Kosovës me BE-në

03 dhjetor 2023 | 17:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Osmani ka shkruar në rrjetin social X, se me von der Leyen ka biseduar mbi përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Gjithmonë një kënaqësi e madhe për t’u takuar me presidenten e Komisionit Evropian Ursula vonder Leyen dhe të diskutojmë se si mund ta afrojmë Republikën e Kosovës me BE-në”, shkruan Osmani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pentagoni ka thënë se një anije luftarake amerikane dhe shumë…