Osmani: Vota për numrin 127, votë kundër kapësve të shtetit

12 shkurt 2021 | 13:45

Kandidatja e LV-së për presidente, Vjosa Osmani, ka thënë se më 14 shkurt, do të vuloset pensionimi politik i atyre që kanë kapur shtetin.

Në tubimin përmbyllës elektoral në Prishtinë, ajo ka thënë se vota për LV-në është votë kundër korrupsionit dhe kundër kapësve të shtetit.

“Asgjë më të mirë e më të ngrohtë nuk kemi marrë këto ditë sesa vullneti e dashuria anekënd Kosovës. Cila është porosia që e kemi marrë – është 127. Vota për 127, është votë kundër korrupsionit, kundër kapësve të shtetit. Hapni rrugë se ndryshimi po vjen”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka deklaruar se zgjedhjet e 14 shkurtit janë më shumë se zgjedhje. “Më 14 shkurt, do t’ju hapim pensionimin politik atyre që thonë se qytetari nuk vendos. Pas 14 shkurtit do ta japim qeverinë e shpresës, jo për 52 ditë, por për katër vjet të plota”, ka deklaruar Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem…