Osmani: Votimi i sotëm për FSK-në është i natyrës historike
05 janar 2021
| 20:06
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se miratimi i propozimit për dërgimin e trupave të FSK-së në misione të jashtë ushtarake është i natyrës historike për Kosovën.
“Është krenari e dyfishtë, me djemtë dhe vajzat e FSK-së që janë këtu si rezultat i përpjekjeve të brezave të tërë dhe është e arritur sepse kjo po bëhet bashkë me SHBA-në. Jam e lumtur që si kuvend po e përmbyllim këtë legjislaturë me një vendim të tillë. Jam e bindur se ky është vetëm fillimi i sukseseve të ushtrisë sonë”, është shprehur Osmani.