Osmani voton: Ditë historike dhe vendimtare për të ardhmen e Kosovës
06 tetor 2019
| 11:51
Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, e ka kryer obligimin e saj qytetar.
Ajo e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu ka hedhur votën e saj në Qendrën e Votimit që është e vendosur në Fakultetin Teknik.
Osmani pas votimit kërkuar nga qytetarët që të dalin dhe ta shprehin vullnetin e tyre të lirë.
“Thirrja ime është për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të bëhen pjesë e këtij vendimi historik sepse vërtetë kjo është një ditë historike dhe vendimtare për të ardhmen e Kosovës”.
“Besoj shumë që nëpërmjet një procesi fer, të lirë dhe demokratik, Kosova sot do të ketë arsye për të festuar”, ka thënë Osmani.