Osmani: Vrasja e avokatit Kelmendi dhe dy bijve të tij, shpërfaqë mizorinë e regjimit gjenocidal serb

25 mars 2021 | 12:59

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, kandidatja për postin e presidentit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar vrasjen e avokatit Bajram Kelmendi dhe të dy djemve të tij, që u vranë nga forcat serbe 22 vite më parë.

“Vrasja e avokatit Bajram Kelmendi, si dhe dy bijve të tij, Kastriotit e Kushtrimit, 22 vite më parë shpërfaqë mizorinë e regjimit gjenocidal serb. Kjo vrasje nuk ishte e rastësishme, por me paramendim, ngase avokati dhe djemtë e tij u rrëmbyen nga forcat serbe. Ky regjim vrau drejtësinë me një pushkatim pa gjyq, duke marrë jetën e një aktivisti të të drejtave të njeriut, një mbrojtësi të tyre dhe një avokati energjik”.

“22-vjet më pas, kujtojmë me nder, respekt e krenari avokatin dhe të bijtë, të cilët u privuan nga jeta teksa liria po dukej në horizont! Vepra e avokatit, kontributi dhe angazhimi i tij për drejtësi na obligojnë vendosjen e drejtësisë kur kryesit e aktit do të marrin dënimin e merituar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për avokatin dhe bijtë e tij!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar…