Osmani: Vrasja e Ukë Bytyqit do të mbetet mallkim i përhershëm për të pabesët
Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, me bashkëpunëtorë kanë nderuar ish-kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyqi, në 17-vjetorin e vrasjes se tij.
Osmani ka thënë se ka thënë se kujtimi përBytyqin do të mbetet gjithmonë i gjallë, ndërsa dhimbja e familjeve të tyre sipas saj do të mbetet mallkimi i përhershëm për të pabesët që kryen këtë vrasje makabre dhe të gjitha vrasjet e tjera politike.
“Sot nderuam Ukë Bytyqin, i cili u vra pabesisht 17 vjet më parë, së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyqi. Ukë Bytyqi ishte atdhetar i pashoq në rezistencën e popullit të Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi. Vepra e tij dhe e bashkëveprimtarëve të tij që u vranë pabesisht në kohë lirie, do të mbesin udhërrëfyesi ynë i përjetshëm. Kujtimi për ta do të mbetet gjithmonë i gjallë, ndërkaq dhimbja e familjeve të tyre do të mbetet mallkimi i përhershëm për të pabesët që kryen këtë vrasje makabre dhe të gjitha vrasjet e tjera politike”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/