
Osmani zëvendëson Maganin
01 nëntor 2018
| 15:04
Gugash Magani ka dhënë dorëheqje nga detyra e trajnerit të KF Trepça ’89, pas humbjes se pësuar nga Prishtina në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 2-0.
Vendin e Maganit e ka zënë për ndeshjet e mbetura në sezonin vjeshtor, Sabit Osmani. Ky i fundit edhe në të kaluarën ka zëvendësuar trajnerët e larguar.
Pas trembëdhjetë xhirove të zhvilluara Trepça ‘89 zë vendin e nëntë me 15 pikë të grumbulluara.
/Epoka e re/