Osmanit ia vendosin foton e Thaçit midis Kuvendit
13 shkurt 2020
| 10:48
Gjatë kësaj seance, Partia Demokratike e Kosovës e ka vendosur fotografinë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi prapa kryeparlamentares Vjosa Osmani.
Kjo si pasojë që Osmani e ka zhvendosur fotografinë e presidentit Thaçi nga zyrja e saj në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ia ka vendosur një fotografi të presidentit Thaçi asaj mbrapa ulëses së saj si kryeparlamentare.