Otamendi tallet pamëshirshëm me Ansu Fatin: A je ti Leo Messi?

30 shtator 2021 | 14:51

Nicolas Otamendi është tallur brutalisht me Ansu Fatin në fitoren e Benficas ndaj Barcelonës mbrëmë (e mërkurë) duke e pyetur: “A je ti Leo?”.

Pas largimit të Lionel Messit nga Barcelona dhe transferimit të mëvonshëm falas në Paris Saint-Germain, Barcelona mendoi se Ansu Fati ishte zgjedhja e përshtatshme për të trashëguar fanellën e tij ikonike me numrin 10.

18-vjeçari, një talent i dalë nga akademia La Masia, kishte debutuar me numrin 37 në shpinë dhe kishte numrin 22 kur u promovua në ekipin e parë sezonin e kaluar.

Por, pasi u kthye nga dëmtimi me një gol kundër Levantes në fundjavë pas një pushimi të gjatë, Fati është drita e vërtetë e shpresës në një përbërje të Barcelonës të mbushur me çështje.

Sidoqoftë, Otamendi, i cili ka luajtur me Messin për vite me radhë te kombëtarja e Argjentinës, nuk ishte i impresionuar nga Fati. Kur Fati e rrëzoi atë në minutat e fundit në humbjen 3-0 të Barcelonës, Otamendi e talli të riun sepse kishte veshur fanellën me numër 10.

“A je ti Leo?”, ishte pyetja në formë tallje e Otamendit drejtuar Fatit.

https://twitter.com/ChronozRMA/status/1443501339158458368?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1443501339158458368%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fje-ti-leo-messi-otamendi-tall-pameshirshem-ansu-fatin%2F

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka…