Së shpejti pritet të filloj gjykimi ndaj ish-miss Kosova

04 nëntor 2024 | 16:00

Prokuroria Themelore në Prizren, muaj më parë ka ngritur aktakuzë ndaj ish-miss Kosova, Zana Berishës për shantazh dhe zhvatje ndaj biznesmenit, I.J. Aktakuza të cilën një kopje të saj e posedon “Epoka e re”, mbanë datën e protokollit 30.07.2024 me numër: PP/II/nr.1841-3/23. Aktakuza është ngritur nga Prokurori i Shtetit në mbështetje të nenit 234 pa.1, 235 par.1, 236 par.1 dhe 239 të kodit nr. 08/L-032 të procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Sipas Aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren bëhet e ditur se ish-miss Kosova, Zana Berisha është e përfshirë drejtpërdrejtë, në periudha të ndryshme kohore në shantazh dhe zhvatje ndaj biznesmenit I.J dhe familjes së tij. Dhe pas hetimeve të filluara që nga viti 2021 ato tashmë rezultojnë të mbyllura nga ky institucion hetimor dhe që është bërë publike aktakuza e cila mban datën 27 korrik të vitit 2024, dhe e protokolluar me 30 korrik 2024.

Në aktakuzë është e përfshirë e gjithë historia e ndodhur që nga fillimi i njohjes së ish-miss Kosovës dhe biznesmenit të njohur, e që kishte përfunduar me përfitim të kundërligjshëm të pasurisë nga ana e Berishës, e cila arriti ta shantazhojë biznesmenin për dy vjet me radhë, duke e kërcënuar se do t’i dëmtojë imazhin. Sipas prokurorisë, përpos biznesmenin të cilin e ka shantazhuar, ajo, ka dërguar edhe fotografi dhe sms në adresat e familjarëve të I.J me çka ka krijuar vepër penale. “Epoka e re” ka kontaktuar avokatët mbrojtës të të dëmtuarit, Isni Jemini për t’i pyetur se kur do të fillojë gjykimi i këtij rasti. Avokati mbrojtës ka thënë se për datën e saktë nuk kemi informata por në Gjykatën Themelore në Prizren ku edhe do të mbahen seancat, pritet se së shpejti të fillojë gjykimi. Madje avokatët janë të bindur në fajësinë e të akuzuarës dhe dënimin e saj maksimal sipas ligjeve në fuqi kë kodit penal.

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj ish-mis Kosovës për kërcënim dhe shantazh ndaj një afaristi, kërkon dënim maksimal

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Artan Behrami Asnjë parti nuk i fiton zgjedhjet me…