![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/peja-2.jpg)
OVLUÇK-ja: Komuna e Pejës i shkruan gabimisht emrat e heronjve të kombit
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas gabimeve që janë bërë në tabelat e rrugëve në Pejë, duke shkruar se ky është analfabetizmi i institucioneve komunale të Komunës së Pejës.
Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, OVLUÇK ka thënë se Komuna e Pejës i ka shkruar gabimisht emrat e heronjve të kombit.
“Nuk kanë dijeni t’i shkruajnë as emrat e Heronjve të Kombit. Sa për informim, në listën e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe të gjithë Kosovës nuk ka dëshmorë të UÇK-së Ardian Krasniqi e Sali Çeku. Heronjtë tanë janë ADRIAN KRASNIQI nga Vranoci dhe SALIH ÇEKAJ nga Broliqi”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së, dega në Pejë, të publikuar në “Facebook”.
Njoftimi i plotë:
Analfabetizmi i institucioneve komunale të Komunës së Pejës!
Nuk kanë dijeni t’i shkruajnë as emrat e Heronjve të Kombit.
Sa për informim, në listën e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe të gjithë Kosovës nuk ka dëshmorë të UÇK-së Ardian Krasniqi e Sali Çeku.
Heronjtë tanë janë ADRIAN KRASNIQI nga Vranoci dhe SALIH ÇEKAJ nga Broliqi.