OVL e UÇK-së i reagon ashpër Kurtit pasi përmendi vetëm Rexhep Selimin: Kemi 8 bashkëluftëtarë që po gjykohen në Hagë
Organizata e Veteranëve të Luftës i ka reaguar ashpër Kryeministrit Albin Kurti, pasi në një debat televiziv i dërgoi të fala veç bashkëpartiakut të tij, Rexhep Selimi, duke anashkaluar kështu Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
Në një postim në Facebook, u.d i kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku, ia ka kujtuar Kurtit se në Hagë po gjykohen tetë ish-pjesëtarë të UÇK-së.
Sipas Klinakut, fakti që Kurti e përmend veç Rexhep Selimin, është “e ulët”, dhe kundër së vërtetës dhe historisë.
Postimi i plotë:
Si OVL UÇK kemi qenë dhe jemi kundër Gjykatës Speciale, sepse konsiderojmë se është përpjekje për ndryshimin e së vërtetës dhe historisë.
Atje i kemi 8 bashkëluftëtarë, që prej tyre janë dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që ishin kundër kësaj pseudodrejtësie, por kemi dhe të tjerë që luftën e kanë bërë së bashku nën emblemën e UÇK-së, e të përmendet vetëm Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, përveçse është e ulët, është edhe kundër të vërtetës dhe historisë.