
OVL e UÇK-së: Më 17 shkurt vendosen lule në të gjitha memorialet e dëshmorëve të vendit
15 shkurt 2025
| 19:07
Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shtunën ka mbajtur një takim me të gjithë kryetarët e degëve të kësaj organizate.
Aty u diskutua dhe u vendos se më datën 17 shkurt për nderë të shtatëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të vendosen lule tek të gjitha memorialët e dëshmorëve.
Të hënën këto aktivitete do të fillojnë nga ora 09:30 në Prekaz, për të vazhduar në ora 10:00 në kompleksin e dëshmorëve në Morinë, si dhe në të njëjtën kohë homazhet bëhen në të gjitha komunat e tjera të vendit.
Nga OVL-UÇK, potencuan se ky vendim u përkrah unanimisht nga të gjithë kryetarët e degëve.