
OVL e UÇK-së ngushëllon familjen Musliu
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nëpërmjet një telegrami i ka shprehur ngushëllime familjes Musliu, me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit të tyre Jonuz Musliu.
OVL e UÇK-së, ka vlerësuar se Jonuz Musliu ka dhënë kontribut të madh për çështjen kombëtare.
“Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, shprehë ngushëllimet më të thella për familjen Musliu, me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit tonë Jonuz Musliu. E nderuara familje Musliu! Mbahuni e qëndroni të fortë në këto momente dhimbjeje që ndjeni për babain e juaj. Ai nuk ishte vetëm i juaji, por edhe i popullit, sepse dihen kontributet e mëdha të tij, që dha për çështjen kombëtare. Lavdi jetës dhe veprës së tij”, është thënë në telegramin e ngushëllimit të OVL të UÇK-së.