OVL e UÇK-së reagon pas arrestimit nga Specialja të Pjetër Shalës

16 mars 2021 | 20:27

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas arrestimit të ish-komandantit të UÇK-së, Pjetër Shala nga Gjykata Speciale.

Klinaku tha se kjo është dëshmi që Specialja është politike dhe e jashtëligjshme.

“Se Gjykata Speciale, ishte dhe është politike, është e jashtëligjshme dhe kundërkushtetuese, po e dëshmojnë edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve në Hagë me ngritje të mocioneve lidhur me juridiksionin, shkeljen e ligjeve dhe skadimin e mandatit të saj. Nga një gjykatë e tillë, mund të jetë cak secili ushtar i UÇK-së”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 15:00, është arrestuar një person i dyshuar,…